Thaçi në Samit: Pajtimi i pamundur derisa Serbia nuk e njeh Pavarësinë e Kosovës

Prishtinë | 29 Pri 2019 | 18:59 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, në hapjen e Samitit të Berlinit ka folur për bashkëpunimin rajonal dhe pajtimin mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka theksuar se pajtimi do të jetë i pamundur për aq kohë sa Serbia dhe Bosnje e Hercegovina nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

“Duhen vendime të guximshme nga shtetet e rajonit, të cilat nuk do të ndodhin për aq kohë sa nuk ka vendime të guximshme dhe strategjike nga Bashkimi Evropian dhe shtetet anëtare”.

“Gjermania dhe Franca kanë mundësi ta marrin lidershipin për këto vendime të guximshme. Por, një prej vendimeve të para që Bashkimi Evropian do duhej ta merrte është liberalizimi i vizave për qytetarët tanë. Kosova padrejtësisht ka mbetur vendi më i izoluar në Evropë. Qytetarët e Kosovës janë populli më proevropian në rajon dhe është shumë e padrejtë të vazhdojnë të diskriminohen”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të Presidentit Thaçi në Facebook.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/2634290016641341

Të ngjashme