Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi gatë qëndrimit në Tiranë është takuar me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin ndërmjet dy shteteve tona.
“Duhet vazhduar me shkëmbimin e përvojave ndërshtetërore, për të forcuar edhe më shumë demokracinë parlamentare si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë”.
“Shqipëria ka bërë hapa përcaktues drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, derisa Kosova, pas MSA-së, pret liberalizimin e vizave dhe dinamikë të shtuar drejt anëtarësimit në BE. Orientimi kah vlerat euroatlantike dhe perëndimore është njëra ndër të arriturat më strategjike të shqiptarëve në këtë shekull”, ka shkruar Thaçi në një postim në llogarinë e tij në Facebook.