Thaçi: Nesër fillon një rrugëtim i ri

Prishtinë | 03 Sht 2017 | 19:59 | Nga

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka uruar nxënësit për vitin e ri shkollor.

Përmes një statusi Facebook, Hashim Thaçi ka theksuar se Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot.

“Nesër, në shkollat e Kosovës hapen dyert për fillimin e vitit të ri shkollor 2017/2018. Për shumë nxënës, nesër fillon një rrugëtim i ri, i cili do të përcaktojë të ardhmen e tyre, të familjes, por edhe të shtetit të Kosovës. Arsimi dhe aftësimi profesional asnjëherë nuk ka qenë më i rëndësishëm sesa sot”.

“Prandaj, është obligim i të gjithëve: shtetit, shkollave, mësimdhënësve, prindërve që nxënësit tanë të bëhen pjesë e konkurrencës së dijes, jo vetëm brenda Kosovës, por edhe pjesë e mobilitetit social në Evropë dhe botë”, ka shkruar Thaçi.

Ai ka shprehur bindjen se edhe në këtë vit shkollor do të shënohen të arritura me të cilat do të krenohemi si shtet dhe shoqëri.

“Urime fillimi i vitit të ri shkollor të gjithë nxënësve, mësuesve dhe prindërve të Kosovës”, përfundon postimi i presidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme