Presidenti Hashim Thaçi ka refuzuar të flasë se si do të ia bëjë me dhënien e mandatit kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për formimin e Qeverisë së re.
Në pyetjet e gazetarëve gjatë homazheve në Prekaz me rastin e shënimit të 28 Nënntorit, ai është përgjigjur me “Faleminderit”, “Urime”.
Këto zhvillime vijnë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit gjatë së mërkurës.
Pas këtij certifikimi, nga Lëvizja Vetëvendosje u theksua se KQZ shpalli subjekt fitues, subjektin e parë me 221.001 vota dhe grupin më të madh parlamentar në Kuvend për legjislaturën e shtatë.
Gjithashtu u tha se mëngjesi i së hënës duhet t’i gjejë me një marrëveshje të arritur të koalicionit qeverisës, njofton Klan Kosova.