Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas kthimit të tij nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një konferencë për medie, ku për më shumë se një orë ka raportuar për takimet që i ka pasur gjatë kësaj vizite në SHBA.
Thaçi u përgjigj edhe në pyetjet e shumta të gazetarëve të pranishëm në konferencë, të cilët nuk e kursyen as nga pyetjet për intervistim nga Gjykata Speciale.
Thaçi e mohoi të jetë intervistuar nga Gjykata Speciale qoftë në Prishtinë apo diku tjetër.
“As nuk jam intervistuar, as në Prishtinë e as në Prishtinë”, është shprehur Thaçi.