Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk i është përgjigjur Komisionit hetimor parlamentar për të raportuar në lidhje me shpenzimet për lobim.
Në të njëjtën ditë Komisioni kishte ftuar të raportonte edhe avokatin britanik Geoffrey Nice, i cili në fillim të vitit përmes një e-maili drejtuar Qeverisë së Kosovës kishte nxjerrë në pah dyshimet për abuzime të zyrtarëve shtetërorë me paratë e lotimit, shkruan sot Koha Ditore.
Por as ai nuk ka raportuar para Komisionit.
Geoffrey Nice pretendon që presidenti Thaçi i ka mbetur borxh rreth gjysmë milioni euro për shërbimet që i ka kryer për të. Nice ishte angazhuar ta këshillonte Thaçin, kishte ndihmuar në krijimin e një materiali të nevojshëm kur Gjykata Speciale të jetësohej, si dhe e kishte ndihmuar në një pjesë të librit biografik të presidentit, i cili u botua tash së fundmi me titullin “Shteti i ri – burrështetas modern”.
Megjithatë, kryetari i Komisionit hetimor parlamentar, Dardan Sejdiu, duke mos dashur të komentojë dyshimet e ngritura nga Nice, ka thënë se Komisioni ka komunikuar me avokatin dhe se është në listën e personave që dëshirojnë që t’i takojnë.