Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka mbajtur takimin e parë konsultativ për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim, me zyrtarët e lartë shtetërorë, ambasadorët e korit diplomatik dhe pjesëtarët e shoqërisë civile.
Me këtë rast Thaçi ka thënë se ky takim ka ardhur pas konsultimeve që kam bërë me liderë botërorë.
Andaj bëri të ditur kompromis me drejtësisë nuk do të ketë dhe se ky forum nuk do të jetë zëvendësues i dialogut por do të ndihmojë realizimin e tij, raporton Ekonomia Online.
“Komisioni nuk kërkon kopjimin e asnjë vendi tjetër. Synimi të bëjmë bazë të shëndoshë të pajtimit. Ideja të jetë komision i pavarur i paanshëm. Është shans e dytë për një fillim të ri, sidomos nëse nuk dëshirojmë të na përsëritet e kaluara”.
“Kosova prej atëherë ka ec përpara janë ndërtuar institucionet, policia. Ende shumë nëna kërkojnë bijat dhe bijtë e tyre”.
“Besoj se diçka ka mbetur pa u prekur. Ndasitë dhe frika që ka shkaktuar lufta janë ende prezente. Është shumë e dhimbshme që sot edhe gjeneratat që kanë lind pas lufte i shohin të tjerët ndryshe e jo si fqinjë”.
Presidenti Thaçi theksoi se pajtimi i parë shqiptaro serb ka ndodh me familjet e të pagjeturve.
“E vërteta shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja. Pranimi i së vërtetës është thelbësor për drejtësinë. E vërteta duhet të dihet sado e hidhur apo e shëmtuar të jetë. Brezat e rinj duhet të dinë çfarë kanë bërë brezat e mëparshëm”.