Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i pikëlluar me vdekjen e Osman Zhitisë, babai i heroit Afrim Zhitia.
Në profilin e tij në “Facebook”, Thaçi ka shkruar se Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
“Më pikëlloi pa masë vdekja e Osman Zhitisë, babait të Heroit të Kosovës, Afrim Zhitia. Osman Zhitia ishte frymëzues i një familjeje atdhetare të përkushtuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”.
“Ai ishte një burrë i fortë, solidar dhe shumë i respektuar prej të gjithëve. Ngushëllime të sinqerta familjes Zhitia dhe gjithë të afërmve të tyre.”, ka shkruar Thaçi.