Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në profilin e tij në Twitter ka përshëndetur deklaratën e Kancelares gjermane, Angela Merkel për paprekshmërinë e kufijve në Ballkanin Perëndimor.
“E vetmja gjë që mbetet për t’u bërë është që shumica e anëtarëve të BE-së të bindin pesë shtetet mosnjohës të BE-së dhe Serbinë që të njohin Kosovën brenda këtyre kufijve. Sa më herët që do të ndodh kjo – aq më mirë për rajonin”, ka shkuar Thaçi.
Dje, kancelarja gjermane bëri të qartë se kufijtë në Ballkan janë të paprekshëm.