Presidenti Hashim Thaçi, për nder të 10-vjetorit të Pavarësisë, i është drejtuar kabinetit qeveritar me një fjalë rasti, me ç’rast ka numëruar sfidat nëpër të cilat ka kaluar vendit në këtë periudhë.
Sipas tij, trendet e zhvillimit janë pozitive ndonëse shtetndërtimi nuk ka qenë i lehtë.
“Vetëm para 10 viteve veriu ishte në dorë të strukturave ilegale, tash situata është ndryshe. Kemi mbajtur zgjedhje, kemi instaluar policinë atje”.
I pari i shtetit më pas u garantoi ministrave që Kosova e ka të sigurt të ardhmen evropiane, por që duhet ende shumë punë për tu bërë, ngase rruga për në BE dhe NATO nuk është e lehtë, raporton Ekonomia Online.
Por ai ka kërkuar që të plotësohet kushtet e BE-së nga të gjithë. Ai shtoi se janë të mirëseardhura përpjekjet për të gjetur zgjidhje për demarkacionin.
“Përmbushja e të gjitha kushteve për vizat, krijimi i ushtrisë si dhe ruajtja e miqësisë me ndërkombëtarët janë synimet tona. Janë të mirëseardhura përpjekjet për të gjetur zgjidhje për demarkacionin”.
Thaçi tha se Kosova ka hyrë në fazën e fundit të dialogut me Serbinë dhe vendi është shembull për marrëdhënie të mirë me fqinjë.
Sa i përket nismës për shfuqizimin e Speciales, ai tha se Kosova ka marrë obligimi dhe do t’i kryejë për të ruajtur partneritetin me partnerët.