Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se ardhmja e futbollit të Kosovës do të jetë e ndritshme.
Ai këtë e ka thënë pas fitores të së premtes, të Përfaqësueses së Kosovës në U21, kundër Norvegjisë, të cilën shqiptarët e fituan 3:2, transmeton Klan Kosova.
“E ardhmja e futbollit kosovar do të jetë e ndritshme. Fitorja e përfaqësueses së Kosovës U21, sot, kundër Norvegjisë U21, është dëshmia më e mirë për këtë. Urime përfaqësueses dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Thaçi në Facebook, pas mesnatës.