Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ka dhënë dorëheqje nga posti i të parit të vendit pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale, raporton Ekonomia Online.
Ai pas ngritjes së aktakuzës ka thënë se në Hagë nuk mund të shkojë si president i vendit.
Thaçi po ashtu ka bërë thirrje për unitet e maturi.
“Të qëndrojmë të bashkuar sepse suksesi ynë është Kosova e lirë pa dallim etnik. Duhet të ruajmë besimin në dialog të brendshëm”.
“Prandaj ashtu siç kam premtuar nuk do të lejojë që para gjyqit të dal si president prandaj për të mbrojtur integritetin e shtetit të Kosovës, unë sot jam jap dorëheqje”.
“Ju ftojë dhe ju lus që të besoni në shtetin e Kosovës, në Kosovën evropiane. Falënderim i përhershëm Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe atyre të BE-së”. Drejtësia nuk bëhet në rrugë por në ballafaqim të argumenteve. Kjo nuk është lamtumirë por vetëm mirëupafshim ka thënë Thaci”.
LEXONI EDHE: