Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka bërë të ditur se ka takuar sot senatorët amerikanë Ron Johnson dhe Chris Murphy.
Thaçi ka shkruar në facebook se mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët ndaj dhe ashtu kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut.
”Sot zhvillova një takim përmbajtjesor me miqtë e Kosovës, senatorët amerikanë, Ron Johnson dhe Chris Murphy. Mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është unike, si nga republikanët, po ashtu edhe nga demokratët. Partneriteti ynë me SHBA-në ka qenë dhe mbetet vendimtar në çdo proces për Kosovën. Kjo mbështetje do të vazhdojë edhe në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili do të përfundojë me njohjen e Kosovës nga Serbia dhe anëtarësimin tonë në NATO, BE dhe OKB. HTH (Foto nga arkivi)”