Presidenti, Hashim Thaçi, ka thënë se nëse në tavolinë e dialogut me Serbinë nuk diskutohet për njohje, atëherë procesi është i dështuar, raporton Ekonomia Online.
Madje sipas tij, në mënyrën si po zhvillohet ky proces është në favor të Serbinë. Madje ai gjithë procesin e ka quajtur të pakuptimtë.
“E kam theksuar se ky dialog është i pakuptimtë si i tillë që po zhvillohet”.
“…nëse propozimi për njohje nuk hidhet në tavolinë procesi është i dështuar dhe në favor të Serbisë si i tillë që po zhvillohet”.
Këto komente ai i bëri pas homazheve me rastin e 31-vjetorit të rënies së heronjve të kombit Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu, raporton Ekonomia Online.
LEXONI EDHE: