Thaçi për Kurtin: Atij nuk po i bie asgjë “tamon”

Prishtinë | 27 Maj 2020 | 21:53 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në RTV Dukagjini, ka thënë se ai mendon që ka pasur të drejtë që ia ka dhënë mandatarin LDK-së, por nuk ka dashur të komentojë se cila mund të jetë përgjigja e Gjykatës Kushtetuese.

“Unë kam dërguar arsyet e mija dhe kjo i mbetet në dorë Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Thaçi në RTV Dukagjini.

I pyetur se pse nuk ka shfrytëzuar edhe ndonjë mundësi tjetër për kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, Thaçi ka thënë se ‘atij nuk po i bie tamon asgjë’. 

Të ngjashme