Presidenti Thaçi, ka qenë i ashpër në drejtim të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, siç tha ai se Kurti po sillet si njeri i jashtëligjshëm, derisa shtoi se ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve kushtetuese që ka bërë.
Mirëpo Thaçi tha se duhet durim dhe punë si dhe të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dalë ditë në vijim.
“Ne duhet të fokusohemi në respektimin e plotë të kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë, për fat të keq kemi një njeri që ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare, si do që të jetë ne duhet të kemi durim, duhet që qartësisht të punojmë por edhe të respektojmë të gjithë që të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese që pritet të dal në ditët në vijim siç kanë deklaruar ata dhe në anën tjetër në asnjë formë mos të pretendon ndokush që të bëjë ndonjë presion”, tha ai.
Presidenti Thaçi këto komente i bëri gjatë vizitë në nderim të shqiptarëve të vrarë në Burgun e Dubravës nga regjimi serb 21 vjet më parë.