Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka falënderuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për marrëveshjet e fundit të nënshkruara në mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, raporton Ekonomia Online.
Për zotimet që pala kosovare dhe ajo serbe i dhanë ndaj ShBA-së për çështje të caktuara, Thaçi meritat ia adresoi presidentit amerikan Donald Trump dhe emisarit special për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.
“Javën e kaluar ishte një konfirmim tjetër i përkushtimit të presidentit amerikan Trump për Kosovën”.
“Me përkushtimin e emisarit special Richard Grenell, të premten e kaluar arritën të formalizohen këto përpjekje. Kjo ishte ndërmarrja diplomatike më serioze në këto dy dekada për Ballkanin Perëndimor”.
“Gjatë këtij procesi shumë të vështirë, hasëm në pengesa, akuza e konspiracione nga shumë anë, por formalizimin e marrëveshjes, të gjitha këto u treguan të rrejshme dhe paragjykuese”.
Ai ka folur në një pjesë të madhe të konferencës për “thikat në harta” e “konspiracionet”, që sipas tij, janë krijuar viteve të fundit. Duke iu referuar indirekt ish-kryeministrit Kurti, ai ka thënë se duhet të kërkohet falje.
“U pa që nuk ka pasur thika në Shtëpinë e bardhë, nuk ka pasur harta, nuk ka ndarje të shtetit të Kosovës, por ka fuqizim”.
“Ata që kanë nxjerrë këto të rrejshme, i ftojë t’i kërkojnë falje qytetarëve të Kosovës për injorancën e treguar. Ne mund të ecim përpara me filozofi politike shtetformuese, e jo me mentalilet tribal”.
Ai kërkoi nga spektri politik të krijojnë unitet, dhe që të vazhdojnë të punojnë për konsolidimin e Kosovës si në rrafshin e brendshëm por edhe atë të jashtëm.
LEXONI EDHE: