Thaçi për Qeverinë: I kundërvihen Shqipërisë e bashkëpunim me Listën Serbe

Prishtinë | 10 Kor 2023 | 18:57 | Nga Ekonomia Online

Analisti Jusuf Thaçi, ka reaguar për përgjimet ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe Sllavko Simiq.

Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë referuar Qeverisë së Kosovës që po i kundërvihen Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërkaq po kanë bashkëpunim me Listën Serbe.

“Me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërsa bashkëpunimin me Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj e kemi obligim kushtetues. Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe“, ka shkruar Thaçi.

Të ngjashme