Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “Reuters”, ka thënë se korrigjimi i kufijve me Serbinë, në kuadër të fazës së fundit të dialogut, mund t’i hapë rrugë dy shteteve që të anëtarësohen në Bashkimin Evropian.
“Defenitivisht tani është koha e duhur për të korrigjuar kufijtë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që janë afërsisht 400 kilometra”, ka thënë Thaçi.
Sipas tij, korrigjimi i kufijve do të ndihmojë në evitimin problemeve ndëretnike, apo krijimin e ndonjë lloji të autonomisë siç është Republika Srbska në Bosnje.
“Korrigjimi i kufijve, definitivisht eviton ndarjen e Kosovës, nderimin e territoreve, eviton problemet, krizat dhe ndonjë mundësi për luftë të re”, ka shtuar ai.
Thaçi është shprehur i bindur në këtë intervistë për Reuters se Perëndimi do të mbështesë çdo marrëveshje ndërmjet tij dhe Vuçiqit, që pritet të ndodh deri në shkurt të vitit 2019.
“Nëse palët pajtohen në këtë proces dhe arrijnë një marrëveshje, BE-ja dhe SHBA-të do të mbështesin çdo marrëveshje në korrigjimin e kufijve”, ka shtuar ai.