Thaçi përkujton komandant Kumanovën dhe bashkëluftëtarët e tij

Prishtinë | 25 Gus 2020 | 10:25 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i ka përkujtuar Ismet Jasharin – Kumanovën dhe bashkëluftëtarët e tij, Habib Zogajn, Nuhi Mazrekun, Gani Kastratin dhe Afrim Buçajn, që ranë heroikisht më 24 dhe 25 gusht 1998, duke e mbrojtur atdheun.

Sipas Thaçit, komandant “Kumanova” dhe bashkëluftëtarët e tij të guximshëm ishin përherë në ballë të betejave për liri dhe heroizmi i tyre ishte burim frymëzimi për ushtarët e UÇK-së.

“Në nderim të jetës dhe veprës së heroit Ismet Jashari, brigada 121 e Zonës Operative të Pashtrikut me krenari e barti emrin e tij deri në përfundimin e luftës”.

https://www.facebook.com/HashimThaciOfficial/posts/4226806987389628
Fjalë Kryesore:

Të ngjashme