Presidenti, Hashim Thaçi, ka përkujtuar të vrarët në 19 vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës përmes një statusi në rrjeti social Facebook.
Sipas tij, kjo masakër është prej tragjedive më të mëdha.
Postimi i plotë i Thaçit:
Në përvjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës i kujtojmë të gjithë të burgosurit shqiptarë që përjetuan jo vetëm persekutime sistematike, por edhe vrasje mizore nga forcat policore serbe.
Duke pasur informacione se ky burg do të sulmohej prej forcave veri-atlantike, autoritetet serbe ato ditë kishin ekstraduar shumë të burgosur shqiptarë në këtë burg, për t’i vrarë dhe për t’ua veshur fajin forcave të NATO-s.
Masakra e Dubravës është një prej tragjedive më të mëdha, autorët e së cilës ende nuk dolën para drejtësisë.