Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka përkujtuar masakrën e Lybeniqit të Pejës.
“Në hartën e krimit dhe gjenocidit të forcave policore dhe ushtarake serbe hyri edhe fshati Lybeniq i Pejës, ku para 21 viteve u vranë dhe u masakruan shumë banorë të asaj ane”, ka shkruar Thaçi në profilin e tij në Facebook, njofton Klan Kosova.
“Edhe pse askush nga urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e kësaj masakre nuk doli para drejtësisë, krimet e tilla kurrë nuk do të harrohen e as të vjetrohen”.