Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka përkujtuar vrasjen e 11 anëtarëve të familjes Asllani nga fshati Rancë e Komunës së Shtimes.
Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani.
Përmes një postimi në Facebook, Thaçi ka thënë se dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar.
“Më 26 gusht 1998, forcat serbe vranë tetë fëmijë dhe tri gra të familjes Asllani në fshatin Rancë të Komunës së Shtimes. Sot, 22 vjet pas, kujtimi është i paharruar dhe dhimbja për familjen Asllani vazhdon të jetë e njëjtë, sepse askush as për këtë krim nuk është dënuar”, ka shkruar ai.