Thaçi përsëri e quan Kurtin uzurpator, për dialogun me Serbinë thotë se nuk dihet kur rifillon

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 12:45 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka vizituar viziton Odën Ekonomike të Kosovës (OEK), ku është pritur nga kryetari i këtij institucioni, Berat Rukiqi, raporton Ekonomia Online.

Pas takimit kreu i shtetit sërish e ka quajtur kryeministrin në detyrë uzurpator të postit, ngase sipas tij, ai është ndëshkuar me shkarkim nga 2/3 e votave të deputetëve dhe se për 45 ditë ka shkelur dy herë Kushtetutën e vendit.  

“Nuk kam çka t’i shtojë asaj çka kam deklaruar edhe dje. Ne kemi pa një realitet që Kurti ka realizuar një dialog 5 muaj për Qeverinë e tij”.

“… të gjithë janë dëshmitarë që zoti Kurti për 45 ditë deri sa është shkarkuar pra është ndëshkuar nga 2/3 e kuvendit, gjatë atyre ditëve ka bërë dy shkelje të rënda kushtuese. Ai nuk mund të quhet ndryshe përveç se uzurpator i institucioneve”.

Gjatë së martës kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e presidentit Hashim Thaçi, ku tha se kreu i shtetit dëshirat e tij po i përshkruan si faktet të kryeministrit në detyrë.

Përderisa Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi të hënë ka deklaruar se Albin Kurti ka uzurpuar zyrën e kryeministrit edhe pas dy shkeljeve të rënda kushtetuese dhe po sillet si njeri i paligjshëm në skenën politike kosovare.

Kur u pyet për mundësin e rifillimit të dialogu me Serbinë, ai tha se nuk mund të  jap afat, po që Kosova duhet të jetë gati për këtë proces shumë ët rëndësishëm, raporton EO.

“Kosova duhet të jetë e gatshme javët e ardhshme t’i  merr përgjegjësit në realitetet e reja, askush nuk mund ta përcaktojë ditë ose javën kur mund të fillojë dialogu”.

“…është për tu admiruar roli i ShBA-së që të vardohet në këtë drejtim. Neve na mbetet që të punojmë të gjithë pa dallime dhe të unifikuar që ky proces të përfundoj si dy vende të pavarur”.

“Edhe BE-ja duhet të jap rolin e saj. Rrugëtimi jonë është i qatë në NATO dhe BE, dhe raport të posaçëm me ShBA-në”.

Thaçi për takimin Kurti-Daka: Zgjedhjet s’mund të mbahen njëanshëm

Thaçi kur foli për takimin e Kurtit me kryetare e KQZ-së dhe mundësin e mbajtjes së zgjedhjeve tha se ky proces nuk mund të realizohet njëanshëm.

“Unë nuk komentoj takimin për të cilin nuk kam ndonjë informatë për takimin që ka ndodhur dje. Por ju e dini se nuk është ajo zyrë vendimmarrëse për hapat e mëtutjeshëm, qoftë të zgjedhjeve, apo të veprimeve të mëtutjeshme”.

“Mirë është që takohen, mirë është që diskutojnë, por nuk është një proces i njëanshëm. Unë do të ftoj dhe do të diskutoj me të gjithë spektrin politik sa i përket mundësisë së organizimit të zgjedhjeve në Podujevë, por natyrisht duke respektuar gjithmonë këshilltar e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike. Prandaj, në këtë drejtim duhet të jemi shumë të kujdesshëm”.

Të ngjashme