Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur i pikëlluar me vdekjen e ish- zëvendës-kancelarit dhe ministrit të Jashtëm të Austrisë, Alois Mock.
“Gjatë viteve të 90-ta, ai u bë zë i fuqishëm i të drejtave të popullit të Kosovës. Ai luajti rol thelbësor në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës”.
“Parimi i tij i Politikës së Jashtme ishte largpamës për kohën, ai nuk mund të ishte neutral ndaj shkeljeve sistematike të të drejtave në Kosovë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Angazhimi i tij për lirinë e Kosovës u shndërrua më vonë në platformë evropiane, ndërkombëtare. I përjetshëm kujtimi për të”, thuhet në shkrimin e Thaçit.