Republika e Kosovës po ndërton marrëdhënie speciale me SHBA-të jo vetëm politike, diplomatike dhe ushtarake, por edhe ekonomike.
Kështu ka deklaruar Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
“Mendoj se investitorët amerikanë, siç kanë ardh edhe më herët, do të vazhdojnë të vijnë edhe më tutje, në veçanti edhe ata nga Amerika Latine”.
“Ne po ndërtojmë një relacion special edhe në kuptimin politik dhe diplomatik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por në të njëjtën kohë edhe një relacion më të fuqishëm për ardhjen e investitorëve amerikanë, që të mos kemi vetëm prezencë, diplomatike dhe ushtarake në Kosovë, por të kemi edhe prezencë të investimeve ekonomike”, ka deklaruar Thaçi për RTV 21.