Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, sot i ka pranuar letrat kredenciale të ambasadorit të ri të Mbretërisë së Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad, të cilit i ka uruar mirëseardhje në Kosovë.
Thaçi ka thënë se Norvegjia është partnere e rëndësishme e Kosovës.
“Norvegjia është kontribuese e madhe jo vetëm në dimensionin bilateral, por edhe në kuadër të organizatave ndërkombëtare që operojnë në Kosovë”, ka thënë ai.
Ambasadori i ri norvegjez, Per Strand Sjaastad, ka thënë se do të vazhdojnë t’i përkrahin të gjitha përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët.
“Norvegjia është vend mik i Kosovës. Do të përkrahim përpjekjet për reforma dhe zhvillim në të gjithë sektorët”, ka thënë ai.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar ambasadorin Per Strand Sjaastad për përkrahjen e deritashme të Norvegjisë dhe është shprehur i hapur për të thelluar edhe më shumë bashkëpunimin në të ardhmen.