Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka pritur në takim përfaqësuesit special të BE-së, Miroslav Lajçak, edhe përkundër mospajtimeve, raporton Ekonomia Online. Takimi ka qenë i mbyllur për medie.
Gjatë ditës kreu i shtetit ka thënë se ekipi i tij do të komunikojë me ekipin e përfaqësuesit special të BE-së, pasi të vijë në Prishtinë për një takim të mundshëm.
Thaçi theksoi se nëse Lajçak vjen vetëm për të hulumtuar terrenin, Kosova është duke hulumtuar tash e 20 vjet dhe vendi ka nevojë për hapa konkretë e jo për “ligjërata të pafundme”.
Më pas Lajçaku do të takohet me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrin Avdullah Hoti.
Lajçak arrin në Kosovë një ditë pasi i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka njoftuar se përfaqësuesit e këtyre dy shteteve do të takohen në Shtëpinë e Bardhë më 27 qershor.
Dialogu ndwrmjet Kosovës dhe Serbisë është pezulluar nga nëntori i vitit 2018, kur Qeveria pati vendosur taksë 100 për qind në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, raporton EO.
Ndërkohë kjo masë është zëvendësuar me reciprocitet, mirëpo qeveria e re, ka hequr të gjitha masat, për shkak të siç është shprehur ai, heqjes së të gjitha pengesave për vazhdimin e dialogut me Serbinë.