Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim 30 të rinj të Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (YIHR), nga Kosova dhe Serbia, i cili foli për marrëdhëniet në mes shteteve Kosovë-Serbi.
Thaçi foli edhe për dialogun në mes këtyre dy shteteve. Ai theksoi se e ardhmja e sigurt evropiane është tek rinia e Kosovës.
Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me studentët të cilët falënderuan që pranoi vizitën e tyre në kabinetin e tij.
Interesi i tyre ishte në dialogun dhe nismat e tij, për letrat e Thaçit për vrasjet e pasluftës…
Ai tha që nuk duhet të flasin vetëm me numra, “sepse ne e dimë se kush ka bërë punë të këqija e më shumë e kush më pak.
Gjithashtu ai tha se nuk duhet të jemi peng të historisë, por duhet ndërtuar të ardhmen.
“Të ardhmen nuk mund ta ndërtojmë me urrejtje”, tha Thaçi.
Në pyetjen e të rinjve se pse ka shkuar të bëjë homazhe pranë memorialit në Gorazhdec, ku janë vrarë disa të rinj të këtij fshati, ai ka thënë se “kam shkuar me vetëdije të plotë tek pllakat ku kanë rënë dëshmorë edhe femijët dhe disa persona të tjerë serb”, ka thënë Thaçi.