Presidenti i Republikës sё Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot nё takim lamtumirës Ambasadorin e Mbretërisë sё Bashkuar, Ruairi O’Connell, tё cilin e ka falënderuar për kontributin e dhёnё nё thellimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve tona.
Presidenti Thaçi dhe ambasadori O’Connell në këtë takim kanё nënshkruar edhe një Memorandum Mirëkuptimi ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe, Irlandës së Veriut dhe Republikës së Kosovës, për të vazhduar mbështetjen për FSK-në.
Presidenti Thaçi e falënderoi Ambasadorin O’Connell për punën e tij në Kosovë.
“Kemi ngritur bashkëpunimin tonë në nivel edhe më të lartë”, u shpreh Presidenti Thaçi.
Ndërsa duke folur për Memorandumin e Mirëkuptimit, Presidenti Thaçi u shpreh se kjo i hapë rrugë vazhdimit të bashkëpunimit të FSK-së me Britaninë e që do të sjellë ngritje të mëtutjeshme të aftësive dhe kapaciteteve të FSK-së.
“Mbretëria e Bashkuar nё vazhdimësi ka mbështetur Republikёn e Kosovës nё tё gjitha fushat. Ne do tё jemi gjithmonë mirënjohës për kёtё mbështetje”, ka thënë presidenti Thaçi.
Ai e ka falënderuar ambasadorin O’Connell, duke i uruar suksese nё vazhdimin e karrierës sё tij.