Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot në takim një delegacion të deputetëve të Parlamentit të Kroacisë, të shoqëruar nga ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq.
Presidenti Thaçi ka falënderuar deputetët kroat për vizitën e tyre në Kosovë, duke falënderuar ata për mbështetjen që Kroacia i ka dhënë Kosovës në vazhdimësi.
“E çmoj miqësinë historike me Kroacinë. Jemi mirënjohës për përkrahjen që Kroacia i jep Kosovës në çdo forum”, ka theksuar Presidenti.
Nga ana tjetër, ambasadorja kroate, Marija Kapitanoviq, u shpreh se Kosova dhe Kroacia kanë shumë ura që i lidhin, e më e vlefshmja janë komunitetet respektive, ai shqiptar në Kroaci dhe ai kroat në Kosovë.
Në fund, presidenti Thaçi ka theksuar se do të angazhohet për avancim të përfaqësimit të komunitetit kroat në institucionet e Kosovës.