Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vazhduar ecjen nëpër bjeshkët e Parkut Kombëtar të Sharrit.
Kësaj radhe ai ka pushtuar kodrën e Oshlakut, e cila ka një lartësi prej 2112 metra. Nga atje, Thaçi ka komentuar bukuritë e maleve të Sharrit.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:Bjeshkët e Kosovës janë të bukura nga çdo perspektivë. Aktualisht, në majen e Oshlakut. Kur ngjitesh në lartësi prej 2112 metra, më së miri përjetohet pamja mahnitëse e Parkut Kombëtar të Sharrit. HTH