Thaçi: Qeveria e re do ta ketë mbështetjen time

Prishtinë | 02 Qer 2020 | 22:09 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për RTV21, ka thënë se Qeveria e re do ta ketë mbështetjen e tij.

“Nga nesër është një mundësi për një kapitull të ri, se sa do të shfrytëzohet i mbetet kohës dhe njerëzve që do të marrin përgjegjësin për të dëshmuar”, ka theksuar ai.

Thaçi tutje ka thënë se Qeveria e re duhet t’i marrë përgjegjësitë që i takojnë.

“Të punojmë së bashku pozitë- opozitë, të punojmë që çdo zgjidhje që mund të pranohet prej Kosovës natyrisht duhet të kalojë përmes Kuvendit ose unë jam edhe përmes referendumit”, ka thënë Thaçi.

Ndryshe, seanca për formimin e Qeverisë së re është caktuar të mbahet nesër në orën 11:00.

Të ngjashme