Presidenti i vendit Hashim Thaçi vazhdon të ketë mospajtime me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak.
Madje, tha se nuk do të marrë pjesë në një dialog ku ai është i përfshirë. Thaçi ia sheh të madhe edhe kryeministrit në detyrë Albin Kurtit pse komunikon me sllovakun.
Zyrtarët evropianë nga Brukseli nuk i kthyen përgjigje Klan Kosovës për mungesën e komunikimit me presidentin kosovar.