Presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përkujtuar në 12 vjetorin e vdekjes së tij presidentin historik, Dr. Ibrahim Rugova.
“Pas një pune të shquar në fushën e albanologjisë, ai u angazhua politikisht në kohën kur pushteti i Millosheviqit e zhveshi Kosovën nga të gjitha të drejtat politike, administrative dhe kombëtare”.
“Brenda një periudhe dhjetëvjeçare udhëhoqi një politikë të rezistencës paqësore, duke shprehur vullnetin e popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, me orientim nga vlerat perëndimore”, ka thënë Thaçi, përcjell Klan Kosova.
Thaçi ka vazhduar duke thënë se pas çlirimit të Kosovës, presidenti Rugova ishte pjesë e të gjitha ngjarjeve dhe vendimeve të konsolidimit të shtetit të Kosovës, deri në momentin e vdekjes.
“Do ta kujtojmë dhe nderojmë gjithnjë si president të parë të Kosovës”, ka shtuar ai.