Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të vizitës zyrtare në Austri, ka takuar ish kancelarin dhe kryediplomatin austriak gjatë viteve të luftës, Wolfgang Schüssel.
Në profilin e tij në Facebook, Thaçi ka shkruar se ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës.
“Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit. Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik”, ka shkruar ai.
Sipas Thaçit, si kancelar, Schüssel përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.
“Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës”, ka shtuar ai.
Ky është postimi i plotë i Thaçit:
Ish-kancelari dhe kryediplomati austriak, Wolfgang Schüssel, është një mik i dëshmuar i Kosovës. Sot, ne evokuam kujtime të periudhës së luftës, lirisë dhe shtetndërtimit.
Si zëvendëskancelar dhe kryediplomat, Wolfgang Schüssel, ishte zë i fuqishëm i popullit të Kosovës, duke mbështetur intervenimin humanitar të NATO-s dhe parandalimin e spastrimit etnik.
Si kancelar, ai përkrahu rindërtimin, demokratizimin e institucioneve dhe tranzicionin në Kosovë.
Për këtë mbështetje të madhe në periudhën më kritike për vendin tonë, populli i Kosovës do t’i jetë gjithmonë mirënjohës. HTH