Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili ndodhet në Vatikan ka thënë se bashkë me shenjtërimin e Nënës Terezë u shenjtërua edhe prejardhja e saj shqiptare.
“Populli ynë i dha botës një nënë të dashur për gjithë popujt. I dha një mrekulli, që me rrugën e saj fisnike ishte simbol i mirësisë dhe mishërim i vetive më të mira njerëzore”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.