Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot bashkëluftëtarin e tij, Haxhi Demakun.
Këtë të fundit, që është baba i dy heronjve të Kosovës, presidenti e ka vlerësuar shumë lartë.
“Me bashkëluftëtarin Haxhi Demaku, prindin e dy heronjve të Kosovës. Familja Demaku e tëra ishte angazhuar në radhët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai.
Së fundmi, presidenti Thaçi ka qenë top-lajm i mediave vendore dhe atyre ndërkombëtare pas aktakuzës së Prokurorisë së Specializuar të Hagës të përpiluar ndaj tij.