Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi u ka shpreh ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe të afërmëve pas vdekjes së biznesmenit Latif Kyreziu. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Thaçi tha se Kryeziu mbështeti luftën çlirimtare dhe kontribuoi shumë në ekonominë e vendit.
“Më pikëlloi shumë vdekja e hershme e biznesmenit Latif Kryeziu, mikut tim për më tepër se dy dekada. Latif Kryeziu ishte mbështetës i përpjekjeve tona për liri e pavarësi dhe i luftës sonë çlirimtare. Si një prej biznesmenëve më të suksesshëm në Kosovë, ai kontribuoi shumë për ekonominë e vendit tonë. Ngushëllime familjes Kryeziu, bashkëpunëtorëve dhe gjithë të afërmve të tij. HTH”, shkroi Thaçi në Facebook.
Pronari i Shell Kosova, Latif Kryeziu humbi jetën ditën e sotme. Ai ishte i prekur me Covid-19.
“Miku im Latif Kryeziu nuk jemi duke besuar se na ike kaq shpejt, nuk do ju harrojm kurr ty dhe veprat tua që i bëre për Ekonominë e Kosovës. AKB shpreh ngushëllime familjes Kryeziu dhe gjithë Kosovës si parnerëve tuaj ndërkombëtar SHELL KOSOVA. I lehtë të qoftë dheu i Kosovës”, shkroi Shahini në Facebook.