Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka shprehur ngushëllime familjes Shaqiri, miqve dhe kolegëve me rastin e vdekjes së doktor Gazmend Shaqiri.
Thaçi me këtë rast tha se doktor Gazmendi tregoi se çka është të jesh profesionist, duke dhënë kontributin e tij në shëndetësi.
“Doktor Gazmendi me kontributin e tij në shëndetësi, por edhe me angazhimet e tij të përgjithshme në shoqëri, ka treguar çfarë është të jesh profesionist.”
Kreu i shtetit theksoi se shteti, shoqëria ndërtohen kur secili nga ne bën më të mirën në profesionin e vet.
“Shteti, shoqëria, ndërtohen kur secili prej nesh bën më të mirën në profesionin e vet.”