Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit te ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili me 1994 ishte shprehur pro shkëmbimit te territoreve.
Ai nuk është habitur fare me reagimin e disa ish bashkëpunëtorëve të Rugovës, të cilët janë munduar ta mohojnë këtë.
“E pritshme! Me përjashtime te vogla, disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot”, ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook.
Thaçi po ashtu ka postuar një pjesë të Intervistës të Rugovës, duke nënvizuar fjalët ku Rugova shprehet kundër ndarjes, por thotë se mund të ketë ndonjë pazar për shkëmbim te territoreve.