Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar kundër ndalesës që Serbia i bëri ish-presidentes Atifete Jahjaga që të shkoj në Beograd për të promovuar një libër për dhunimin e grave shqiptare gjatë luftës në Kosovë.
Thaçi nga Lubjana, nëpërmjet rrjetit social Facebook, thotë se Jahjaga është zëti i grave kosovare, ndërsa ndalesa nuk i kontribuon pajtimit ndëretnik.
“Presidentja Jahjaga ka bërë një punë të shkëlqyer duke u angazhuar për të drejtat e të mbijetuarave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Ajo u dha zë mijëra grave të cilat me vite jetonin me dhimbje dhe stigmë. E turpshme dhe e papranueshme që Serbia pamundësoi pjesëmarrjen e presidentes Jahjaga në një festival në Beograd, i cili kishte për qëllim të vërtetën dhe pajtimin”, deklaron presidenti Thaçi.
Nuk mund të ketë pajtim, sipas presidentit kosovar, duke mohuar krimet në Kosovë.