Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se Sllovenia është një shtet model për atë se kah duhet të shkojë Kosova, njofton Klan Kosova.
Këto komente Thaçi i ka bërë në llogarinë e tij në Facebook, pas vizitës së presidentit slloven, Borut Pahor.
“Dhjetëvjetori i pavarësisë së Kosovës është një moment i duhur për të kujtuar mbështetjen e miqve që mundësuan jetësimin e aspiratës sonë për krijimin e shtetit të pavarur dhe sovran”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
“Presidenti slloven, Borut Pahor, në të gjitha funksionet shtetërore mbështeti pavarësinë, shtetndërtimin dhe perspektivën evropiane të Kosovës”.
“Vizita e tij e sotme është një rikonfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore”.
“Sllovenia mbetet model në rrugëtimin tonë dhe të shteteve tjera të rajonit drejt strukturave euroatlantike”.