Kreu i shtetit Hashim Thaçi, ka kujtuar 20 vjetorin e luftës në Dukagjin.
“Pas Epopesë së UÇK-së dhe rënies së komandantit legjendar Adem Jashari, sot e 20 vjet më parë në Dukagjin filloi rezistenca që shënoi jo vetëm solidarizimin por edhe përhapjen e luftës çlirimtare në mbarë Kosovën”, ka thënë Thaçi.
“Sot me nderimin më të lartë kujtojmë të rënët në Epopenë e Dukagjinit si dhe gjithë dëshmorët e rënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, ka shtuar më tej.