Ekonomia Online
FUNDIT

Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit është sulm ndaj fjalës së lirë

Thaçi: Sulmi ndaj Petroviqit është sulm ndaj fjalës së lirë

Presidenti Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq. “Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit”, ka thënë Thaçi përmes Facebook. “Si […]

Presidenti Hashim Thaçi, ka dënuar sulmin fizik ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Sllobodan Petroviq.

“Sulmi ndaj deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Sllobodan Petroviq, i cili është edhe Kryetar i Partisë Liberale Serbe, është sulm ndaj fjalës së lirë dhe ndaj një përfaqësuesi të zgjedhur të popullit”, ka thënë Thaçi përmes Facebook.

“Si President i Republikës së Kosovës e dënoj ashpër këtë sulm dhe nga institucionet e zbatimit të ligjit kërkoj që t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme që sulmuesit t’i sjellin para drejtësisë”.

“ Integrimi institucional dhe pluralizmi politik duhet të jenë vlera të përbashkëta demokratike të të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”.

Të ngjashme