Presidenti Hashim Thaçi ka pritur në takim ministren e Austrisë për Evropë, Integrim dhe Çështje të Jashtme Karin Kneissl, raporton Ekonomia Online.
Në fillim të takimit mediet janë lejuar të marrin vetëm pamje. Shefja e diplomacisë austriake, do të takohet edhe me kryeministrin Ramush Haradinaj dhe ministren e Integrimit Evropian Dhurata Hoxha.
Paraprakisht ajo u prit në takim nga zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli.