Presidenti Hashim Thaçi është takuar me përfaqësues të Listës Serbe, raporton Ekonomia Online.
Thaçi në vazhdën e takimeve të tij është duke takuar të gjithë liderët politikë për të gjetur zgjidhjen pas situatës së krijuar pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.
I pari i shteti ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin.