Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi i cili po qëndron në Davos të Zvicrës, është takuar me kryeministrin kroat, Andrej Plekoviq.
“Në kuadër të Forumit Ekonomik Botëror në Davos takova Kryeministrin e Kroacisë, Andrej Plenkoviq. Ne diskutuam për marrëdhëniet e shkëlqyera bilaterale dhe partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Kroacisë. Kosova pret që gjatë Presidencës së Kroacisë në Bashkimin Evropian të merret vendimi i merituar për liberalizimin e vizave për qytetarët tanë”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Kujtojmë se më 1 janar 2020, Kroacia mori timonin të kryesojë Presidencën e BE-së, duke pasuar Finlandën.