Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Alekasandar Vuçiq do të takon në Bruksel më 27 qershor.
Kështu mëson Klan Kosova duke iu referuar ftesës që tashmë iu është dërguar palëve.
Takimi i tyre do të shënojë fillimin e fazës së re të dialogut të Brukselit në nivel presidentësh.
Klani poashtu mëson se më 24 qershor do të mbahet takimi i delegacioneve të të dyja vendeve në kuadër të dialogut teknik Kosovë – Serbi.