Thaçi takon O’Brien në Shtëpinë e Bardhë

Prishtinë | 27 Shk 2020 | 20:38 | Nga Ekonomia Online

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar takimin e radhës gjatë vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Sot në Shtëpinë e Bardhë pata një takim të shkëlqyer me Robert O’Brien, Këshilltarin për Siguri Kombëtare të Presidentit Trump”, ka shkruar Thaci në Facebook.

“Liria, pavarësia dhe suksesi i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me bashkërendimin tonë me aleatët tanë, para së gjithash me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Zoti e bekoftë miqësinë e përjetshme mes popujve tanë”.

Të ngjashme